Kornella sjell befasinë më të madhe në Kupën e Spanjës

Skuadra e Kornella-s nga Liga e tretë e Spanjës ka përgatitur befasinë më të madhe në Kupën e Spanjës, duke kaluar në raundin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa në këtë process mundi Atletiko Madridin e favorizura. Rezultati final ishte 1-0 në të mirë të skuadrës së panjohur në Spanjë.

Pas golit të shënuar në minutën e 7-të nga Himenez, Kornella arriti që të mbrojë rezultatin deri në fund të ndeshjes. Diego Simeone u godit më së shumti në ndeshjen e sotme, kur Sançez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast edhe u largua nga loja

LEXO EDHE:

Back to top button