Koronavirusi, BE “nuk është e gatshme” për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian nuk do të mund t’u dërgojë vendeve të varfra vaksina kundër COVID-19. Duke folur për gazetat e grupit mediatik gjerman “Funke”, Von der Leyen lidhur me mos dërgimin e vaksinave për vendet e varfra tha se “Ka shumë presion nga vendet anëtare që ata të marrin vetë vaksinat”.

Ajo ka nënvizuar mbështetjen financiare të BE-së ndaj Programit Ndërkombëtar të Qasjes Globale në Vaksinat COVID-19 (COVAX) i cili siguron qasjen e vendeve të varfra në vaksina.

“Mekanizmi i BE-së për ndarjen e drejtpërdrejt të vaksinave me vendet e tjera, do të fillojë vetëm kur në BE të kemi një situatë më të mirë të prodhimit”, tha Von der Leyen.

BE-ja deri më tani ka porositur rreth 2.6 miliardë doza të vaksinës nga prodhuesit e vaksinës kundër COVID-19, por që nga mesi u muajit mars për të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë dorëzuar rreth 70 milionë doza të vaksinave./AA/

LEXO EDHE:

Back to top button