Ish presidenti Trump do të kthehet në rrjetet sociale me platformë të tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump brenda disa muajsh do të kthehet në median sociale me një plaftormë të tij. Jason Miller, këshilltari dhe zëdhënësi i fushatës presidenciale 2020 të Trumpit, në një intervistë për “Fox TV” tha se “Trump, brenda dy ose tri muajve do të rikthehet në median sociale”.

Ai vuri theksin se kjo platformë e medias sociale do t’i përkasë Trumpit. “Kjo do të ripërcaktojë sërish lojën në mënyrë të plotë dhe të gjithë do ta ndjekin atë për të parë se çfarë bën presidenti”, tha Miller.

Sipas tij, Trump ka marrë propozime nga shumë kompani për plaftormën e medias sociale dhe ka filluar të formojë ekipin e tij. “Do të jetë një platformë shumë e madhe, aty do të transferohen miliona njerëz”, tha Miller.

Platformat sociale Twitter dhe Facebook me qendër në SHBA, pas bastisjeve të Kongresit më 6 janar që rezultuan me vdekjen e 5 personave, fillimisht i mbyllën përkohësisht dhe më pas përgjithmonë llogaritë e Trumpit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button