Kosovë, ​pritet edhe formimi i Qeverisë Kurti

Na ndajnë pak orë nga seanca konstitutive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Edhe pse nuk është konfirmuar nga zyrtarët e partisë fituese, mediat kanë raportuar se sot do të formohet edhe Qeveria Kurti.

Qeveria Kurti mund të formohet në të njëjtën ditë kur konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendin e Kosovës. Më 22 mars, kryetari i Kuvendit, që njëkohësisht bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit ka kompetenca të plota ta dekretojë si mandatar për kryeministër, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas Albert Krasniqit nga “Demokracia Plus”, të zgjedhurit e popullit nuk kanë ndonjë rregull kushtetues ose juridik që ia përcakton ta zgjedhin presidentin, para ekzekutivit.

Tashmë janë përfolur edhe disa emra për ministra në Qeverinë Kurti, si dhe për kreun e Kuvendit.

Pritet që kryetar i Kuvendit, të jetë Glauk Konjufca, ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, ministre e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndërsa për Ministrinë e Shëndetësisë janë përfolur Arben Vitia ose Haxhi Avdyli.

Albulena Haxhiu është përmendur si kandidate për ministre të Drejtësisë, Besnik Bislimi si kandidat për ministër të

LEXO EDHE:

Back to top button