Koronavirusi i merr jetën ish deputetit turk, Burhan Kuzu

Prof. Dr. Burhan Kuzu, shefi i kabinetit të këshilltarëve të Presidencës dhe avokati kushtetues, i cili shërbeu si deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga koronavirusi. Ai u shua në moshën 65 vjeçare, pasi merrte trajtim prej dy javësh për Covid 19.

Djali i tij Süleyman Kuzu tha, “Babai im ka marrë trajtim për koronavirusin në një spital privat në Stamboll për rreth dy javë . Ne e ​​humbëm këtë mëngjes.

Ministri turk i Shëndetësisë shprehu ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne e humbëm politikanin tonë të nderuar, vëllain avokat Prof. Burhan Kuzu, për shkak të COVID-19, për të cilin ai ishte trajtuar që nga 17 Tetori. Pastë mëshirën e Zotit dhe ngushëllime për familjen dhe komunitetin. Epidemia vazhdon të na ndajë nga të afërmit tanë, njerëz të pazëvendësueshëm” shkruan ai.

LEXO EDHE:

Back to top button