Korridoret 8 dhe 10-D, VMRO-ja do të kërkojë shqyrtimin e mbikëqyrjes

Korridoret 8 dhe 10-D, VMRO-ja do të kërkojë shqyrtimin e mbikëqyrjes

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij ka për prioritet ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D por në mënyrë ligjore. Ai tha se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, tenderi për mbikëqyrje do të shqyrtohet në aspektin ligjor dhe do të ketë përgjegjësi penale. Kreu i opozitës nuk pret hapa konkret nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nuk pres që Prokuroria Publike do të hap rastin, nuk pres që kjo prokurori dhe kjo Qeveri të veprojnë, por ju premtoj se Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret me tenderin për mbikëqyrjen i cili ka për qëllim mbikëqyrjen e projektit dhe hartimin e shkresave mbi bazën e të cilave do të kryhen pagesat për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D. VMRO-DPMNE-ja në programin e saj i ka për prioritet këto dy korridore dhe jemi në gatishmëri t’i ndihmojmë konzorciumit Bechtel&Enka por në mënyrë ligjore dhe me mbikëqyrje të vërtetë që do t’i ofrojmë kompanisë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button