VIDEO / Veprim fantastik dhe emocionues nga Real Madrid për Liverpullin

Ndeshja e kthimit e luajtur ditë më parë, pa “Los Blankos” të triumfojnë sërin me golin e Benzemas, por mbrëmja në “Bernabeu” do të mbahet mendi për pjesën e përfundimit të ndeshjes, pasi ishte tepër emocionuese.

Në fund të ndeshjes në “Bernabeu”, bokset e mëdha të stadiumit spanjoll luajtën himnin historik dhe ikonik të Liverpoolit, “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, duke emocionuar tifozët e klubit anglez në sektorin mysafir. Tifozët e Liverpoolit u çuan në këmbë dhe filluan të duartrokasin publikun spanjoll për disa çaste. Një nderim i përzemërt që Madridi donte t’ia kthente pas mirësjelljes së mrekullueshme të Liverpoolit.

Në ndeshjen e parë që u luajt në “Anfield Road”, u vendos një kurorë lulesh në kujtim të Amancio Amaro Varela, legjenda e Real Madrid mes viteve 60-të dhe 70-të, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Për himnin e Liverpoolit në stadiumin spanjoll, reaguan edhe Ançeloti bashkë me Klopin.

“Nderimi për Liverpullin ishte shumë i këndshëm sepse është një klub zotërinjsh. Përkushtimi i Liverpullit ndaj kujtimit të Amancios në ndeshjen e parë ishte shumë prekës dhe ishte e drejtë që atyre t’i kushtohej një vëmendje e barabartë”, tha Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button