Korrupsion dhe ryshfet në ushtrinë serbe, arrestohet oficeri i lartë në Nish

Korrupsion dhe ryshfet në ushtrinë serbe, arrestohet oficeri i lartë në Nish

Policia Ushtarake në bashkëpunim me Departamentin Kundër Korrupsionit të Prokurorisë në Nish, kanë arrestuar tre persona për kryerjen e veprës penale të korrupsioni dhe marrjes së ryshfetit.

Me dyshimin se ka kryer veprën penale ryshfet është arrestuar M. M. 31-vjeç, përgjegjës në “HST MM” nga Beogradi, S. M. 61-vjeç, përgjegjës i kompanisë “Ogareviq Trade” në Beograd si dhe LJ. M. 67-vjeç, ndërsa V. S. 61-vjeç si ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit për një kohë të gjatë.

Sipas medieve serbe, tre të akuzuarit, nga dhjetori 2020 deri në muajin maj 2021, i kanë paguar mijëra euro të dyshuarit V.S., përmes xhirollogarive të kompanive të tyre në llogarinë e tij dhe të anëtarëve të familjes, me qëllim që të kryejë favorizime gjatë procedurave të prokurimit publik.

Gjykata e Lartë me veprimet e ndërmarra ka gjetur se personat përgjegjës të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë lidhje me kontratat e kompanive të sipërpërmendura, me qëllim të kryerjes së punimeve për mirëmbajtjen e objekteve, instalimeve dhe blerjen e materialeve.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe kallëzimi penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

LEXO EDHE:

Back to top button