“Korrupsioni largon rininë nga Maqedonia e Veriut”

Kuadrot profesionist dhe me arsim të lartë, vazhdojnë të shpërngulen jashtë vendit, të dëshpëruar me praninë e korrupsionit dhe nepotizmit gjatë punësimit. Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska gjatë prezantimit të një analize me rekomandime të Transparence Interanational për pengimin e korrupsionit.

“PĂ«r fat tĂ« keq, njĂ« sĂ«rĂ« anketash tregojnĂ« se tek qytetarĂ«t ekzistojnĂ« dyshime serioze pĂ«r keqpĂ«rdorime, korrupsion, ndikim partiak, nepotizĂ«m, miqĂ«si, pĂ«r çka numĂ«r i madh i kuadrove me arsim tĂ« lartĂ« e lĂ«shuan vendin, duke kĂ«rkuar vend pune tĂ« denje nĂ« pajtueshmĂ«ri me profesionin dhe arsimin qĂ« e kanĂ«”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-korrupsionit.
Sllagjata Taseva nga Transparency International, thotë se nga monitorimi i bërë, kanë konstatuar se institucionet në vend fare pak i zbatojnë rekomandimet për pengimin e korrupsionit dhe nepotizmit. Taseva nënvizon se vetëm 43% e rekomandimeve kanë filluar të zbatohen pjesërisht, ndërsa për 53% nuk ka asnjë iniciativë.
“Nuk janĂ« miratuar as ndryshime dhe plotĂ«sime tĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« Ligjeve tĂ« propozuara siç janĂ« Ligji pĂ«r nĂ«punĂ«s administrativ, ligji pĂ«r tĂ« punĂ«suarit nĂ« sektorin publik, ligji pĂ«r ndĂ«rmarrje publike, pĂ«r institucione publike e tĂ« tjera”, theksoi Sllagjana Taseva, Transarency Intrnational.
Sipas zëvendëskryeministrit për Luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, moszbatimi i rekomandimeve anti-korrupsion është si rezultat i bllokimit të punës së Kuvendit.
“UnĂ« pres qĂ« tĂ« zhbllokohet puna e Kuvendit nĂ« nivel tĂ« komisioneve edhe seancave plenare. PĂ«r shkak se e dini tĂ« gjithĂ« sa kohĂ« presim qĂ« tĂ« miratohet Strategjia nacionale, humbim kohĂ« nĂ« zgjidhjen e punĂ«ve dhe problemeve teknike, andaj mendoj se vetĂ«dija do tĂ« punojĂ« tek tĂ« gjithĂ« qĂ« ligjet tĂ« cilat i kemi tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« gjithĂ« tĂ« miratohen me prioritet”, pohoi Lupço Nikollovski, ministĂ«r.
Nga rekomandimet e dala nga Raporti për “Vlerësimin e ndikimit të Korrupsionit në politikat dhe procedurat për punësim” të bërë nga Transparency International, në sferën e plotësimit të vendeve të punës përmes procedurës për punësim, avancim dhe mobilim të të punësuarve të sektorit publik, 74% të rekomandimeve pjesërisht janë zbatuar ndërsa 23% nuk kanë filluar fare zbatimin. Për rekomandimet për kuadrot profesionit dhe kompetent në administratën publike, ka vetëm 25% implementim të pjesshëm. Për procedurat për zgjedhjet dhe emërimet e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve udhëheqëse dhe mbikëqyrëse, ka filluar zbatim i pjesshëm i 50 % të rekomandimeve, ndërsa përqindje më të ulët të zbatimit të rekomandimeve ka tek mekanizmat kontrollues, ku vetëm 15% ka zbatim të pjesshëm dhe për 85% nuk është filluar asnjë procedurë zbatimi.
Mefail Ismaili