“Korrupsioni në urbanizëm, TI: Nuk respektohen rekomandimet

“Korrupsioni në urbanizëm, TI: Nuk respektohen rekomandimet

Gazetare: Fatlume Dervishi

Masat e ndërmarra nga institucionet qendrore dhe lokale për tejkalimin e rrezikut nga korrupsioni në urbanizëm, planifikim hapësinorë dhe ndërtimtari, nuk ndjekin ritmin e rekomandimeve për reduktimin e korrupsionit në këto sektorë.

Rekomandimet janë krijuar në takime me pushtetin qendror, Komisionin për parandalimin e korrupsionit dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Hulumtimi i “Transparency International” (TI) për muajt prill-qershor të këtij viti, tregon se nuk ka lëvizje nga gjendja në tre muajt e parë, nuk janë bërë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme ligjore, nuk janë definuar kompetencat e disa institucioneve, nuk ka transparencë dhe nuk ka bashkëpunim ndërinstitucional.

“Nuk ka aktivitet të dukshëm për rekomandimet të cilat kanë të bëjnë me miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore, ose ndryshimin e dispozitave të tanishme ligjore, me të cilin do të ulej rreziku nga korrupsioni. Autorizimet e larta diskrecionale të pushtetit qendror, mungesa e dispozitave ligjore të formuluara mire, por edhe ndryshimi i shpeshtë i ligjeve nga ana tjetër, krijon rrezik për rritje të korrupsionit dhe konfliktit të interesave”, thuhet në raportin e “Transparency International”.

Sektori për urbanizëm dhe institucionet e tjera të urbanizmit dhe ndërtimtarisë i shfrytëzojnë boshllëqet të cilat dalin nga ndryshimi i shpeshtë i ligjeve dhe mospërputhja e tyre me aktet nënligjore. Pjesëmarrja e qytetarëve në zbatimin e këtyre ligjeve nuk respektohet. Hulumtimi ofron sugjerime për zbatimin më efikas të rekomandimeve.  Institucionet kompetente duhet të vazhdojnë të angazhohen së bashkë dhe të koordinuara të punojnë në zbatimin e rekomandimeve në vepër. Mund të përgatitet plane veprimi dhe të formohen grupe pune…

Organet e pushtetit qendror dhe lokal, është e nevojshme të jenë më aktiv me qëllim që të ulet rreziku nga korrupsioni,

Të reduktohet fuqia diskrecionale e pushtetit qendror dhe të gjendet mekanizëm funksional shtetëror i cili do të ketë dëshirë ta ulë korrupsionin, ta rrisë transparencën përmes pjesëmarrjes së opinionit nga njëra anë por edhe bashkëpunimin me Antikorrupsionin…, thuhet në raportin e “Transparency International”.

Ndër rekomandimet kanë qenë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për tokë ndërtimore si dhe ndryshimet e nisura të ligjit për planifikim urban kanë mbetur në ENER. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk është ndryshuar. Projekti “Llogaritja e prekjes nga korrupsioni në institucionet shtetërore dhe lokale për planifikim hapësinor, urbanizëm dhe ndërtimtari”, do të vazhdojë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button