Kosova, as gjasa teorike për kualfikim në Kupën e botës

" "

Aventura e kombëtares së Kosovës në eliminatoret Botërorit “Katar 2022”, zyrtarisht ka përfunduar dhe “Dardanët” me humbjen nga Suedia, më nuk kanë asnjë gjasë për t’u kualifikua.

Kosova renditët në pozitën e parafundit me katër pikë, tetë më pak se Suedia që mban të dytën, derisa janë edhe dy ndeshje pa zhvilluar. Synimi i Kosovës tani do jetë pozita e tretë, gjë që nuk do jetë e lehtë, ngase renditen pesë pikë prapa Greqisë.

Pra, “Dardanët” duhet të arkëtojnë pikët e plota ndaj Gjeorgjisë, pastaj Greqisë dhe të shpresojnë që këtë të fundit të humbasin një ndeshje para nëntorit.  Përballja e radhës për Kosovën, është kundër Gjeorgjisë me 12 tetor në “Fadil Vokrri”.

LEXO EDHE:

Back to top button