Kosova avancon në Prishtinë, Rashica tund rrjetën e Izraelit

Mbyllet pjesa e parë e përballjes në mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kombëtarja e Kosovës ka epërsi minimale falë golit të Milot Rashicës në minutën e 41-të.

Një aksion që nisi nga portieri që në fund Vedat Muriqi të asistojë për Milot Rashicën. Ky i fundit pasi kaloi mbrojtësin izraelit, dërgoi një projektil të fortë brenda zonës për të tundur fortë rrjetën e mysafirëve.

Pas pak kishte Kosova edhe një rast ideal për golin e dytë, por portieri mysafirë nuk lejoi befasi.  Mysafirër kishin vetëm dy tentime nga distanca por asnjëra nuk e shqetësoi portierin e Kosovës.

Kujtojmë se sfida e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1. Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.

 

LEXO EDHE:

Back to top button