Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari

Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën Kosova ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, ai ka vendosur t’i jap fund pritjes.

Kurti në Samitin e Berlinit, ka thënë se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

LEXO EDHE:

Back to top button