Papa Françesku: Paqeruajtësit e OKB-së në Liban duhet të respektohen
Papa Françesku: Paqeruajtësit e OKB-së në Liban duhet të respektohen
Papa Françesku ka bërë një apel urgjent që të respektohet misioni i Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Libanin Jugor (UNIFIL), pasi disa ushtarë të OKB-së u plagosën nga të shtënat me armë ose shpërthime gjatë sulmeve të Izraelit në Liban.
Papa Françesku tha në Romë se po e ndiqte situatën në Lindjen e Mesme me shqetësim të madh.
“Unë bëj thirrje sërish për një armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet. Le të marrim rrugën e diplomacisë dhe dialogut për të arritur paqen”, tha ai.
Deklarata e papës vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje forcave paqeruajtëse në Liban që të tërhiqen nga pozicionet e tyre në zonën e konfliktit.
Sulmet ndaj ushtarëve të OKB-së dhe selisë së tyre në Libanin jugor disa ditë më parë ndezën zemërim në mbarë botën, duke përfshirë edhe aleatët e ngushtë të Izraelit.