Kosova e Shqipëria shënojnë ngritje, Maqedonia bën hap fals

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, u ndal në vendin e 74 në renditjen e fundit të FIFA-s. Me këtë rast, Maqedonia ka shënuar rrënie për 2 vende nga muaji gusht, pasi që në 6 ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë fitore, duke regjistruar edhe 3 barazime. Nga kombëtaret në grupin eliminator për Botërorin “Katar 2022’, Armenia është në vendin e 89-të, Lihtenshtajni në vendin e 188, Rumania në vendin e 42-të, Islanda në vendin e 60-të, ndërsa Gjermania është në vendin e 14-të.

Ndërkohë Kosova ka shënuar ngritje për 6 pozita dhe tani është në vendin e 109, posaqërisht pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë. Edhe kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në renditje për tre pozita, nga vendi i 69, tani ndodhet në të 66-tën, pasi që mundi Hungarinë dhe San Marinon.

Ndryshe në kreun e renditjes është Belgjika, para Brazilit, Anglisë, Francës dhe Italisë. Portugalia është në vendin e 6-të para Spanjës, Meksikos dhe Danimarkës.

LEXO EDHE:

Back to top button