Kosova, gati për hakmarrje ndaj Rumanisë

Kosova do të përballet me kombëtaren e Rumanisë, në sfidën e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

”Dardanët”, duke filuar nga trajneri Franko Foda e deri te lojtarët, kanë bërë me dije se janë të përgatitur deri në maksimum për fitore. Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Kujtojmë që Rumania nuk është aspak një kundërshtar korrekt ndaj Kosovës, me tifozët e këtij vendi që vazhdimisht kanë proklamuar propagandë kundër Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button