Maskat “e mençura” që mund të detektojnë sëmundjet përmes frymëmarrjes
Maskat “e mençura” që mund të detektojnë sëmundjet përmes frymëmarrjes
Shkencëtarët pretendojnë se kanë krijuar “maskën e mençur” – diçka që mund të detektojë disa sëmundje të caktuara bazuar në frymëmarrje.
Shkencëtarët po shpresojnë që pajisja, e cila mund të transmetojë të dhënat në një aplikacion Bluetooth-i, do të ofrojë një mënyrë më të lehtë për të detektuar sa më shpejtë sëmundjet e caktuara, shkruan The Guardian.
Ata kanë deklaruar se kjo maskë ka mundësi të përmirësojë përpjekjet për diagnostikim të sëmundjeve, si ajo e mushkërive e edhe problemet e vogla shëndetësore dhe të mbështes planet për trajtim.
“Teknologjia jonë mund të shërbejë si platformë e përgjithshme për analizimin e frymëmarrjes. Mund të zgjedhim senzor të ndryshëm për probleme të ndryshme”, ka thënë profesori Wei Gao, autor i studimit nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni.
Ai ka thënë se maska mund të detektojë sëmundjet e veshkave, ato të mushkërive dhe astmën.
Në gazetën Science, ekipi i studiuesve kanë raportuar se metoda aktuale që përdoret për të analizuar gjendjen shëndetësore të pacientit është frymëmarrja, që lirohet në pajisjen që quhen EBCare, e cila lejon monitorimin e biomarkerëve që gjendën në frymën e pacientit.
Fryma e kondensuar drejtohet tek senzori i brendshëm i cili mund të detektojë disa komponentë të frymës së pacientit, përfshirë përmbajtjen e alkoolit në organizëm, niveli i pH-së, prezencën e amoniumit e nitrateve. Fryma e kondensuar pastaj drejtohet tek hidrogjeli, duke siguruar burim të ujit për procesin e avullimit.
Studiuesit kanë raportuar se kanë bërë teste tek disa persona vullnetarë si dhe disa të tjerë me probleme me frymëmarrje dhe astmë.
“Kjo maskë mund të vendoset gjatë aktiviteteve ditore të personit ditën e natën. Ofron monitorim shëndetësor të vazhdueshëm në kohë reale dhe mund të personalizohet në shtëpi, të monitorojë shëndetin pa pasur nevojë për vizita në klinikë”, ka thënë Gao, i cili ka shtuar se pajisja gjithashtu nuk është e kushtueshme.
Profesori Ian Hall nga Universiteti i Nottinghamit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, ka thënë se kjo maskë është teknologji shumë e mirë, por se duhen të bëhen studime për të parë nëse mund të përdoret për diagnostikimin e monitorimin të sëmundjeve.
Hall ka thënë se pajisja mund të konsiderohet si e dobishme, sepse çdo ilaç që zhvillohet duhet të testohet fillimisht se a funksion në faza fillestare të sëmundjes.