Kosova kërkon vetëm fitore ndaj Moldavisë

Kosova ka pësuar zhgënjimin e radhës nga Lubjana, pasi që ‘Dardanët’ humbën 1:2 sfidën kundër Sllovenisë. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, me një loje të kujdesshme nga të dyja skuadrat, të cilat regjistruan disa gjysmë raste. Por 45 minutëshi i dytë nisi furishëm. Fillimisht, ishte Vedat Muriqi (58′) që realizoi për epërsinë e Kosovës pas asistimit të Bernard Berishës. Megjithatë, gëzimi i kosovarëve u shua shumë shpejt, pasi Kurtic (63′) arriti të barazonte rezultatin. Kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, ky i fundit vendosi të akordonte penallti për vendasit, pas ‘prekjes me dorë’ të Fidan Alitit, e cila ishte tejet e dyshimtë. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Ilicic që realizoi golin e fitoren për kombëtaren e tij.

- Advertisment -

Ku ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund, Sllovenia mban vendin e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe Greqia në pozitën e dytë. Ndërkohë, Kosova tashmë ka tubuar dy pikë në vendin e tretë, kurse vendit e fundit e zë Moldavia me një pikë. Sfida kundër Moldavisë në ”Fadil Vokrri”, do të jetë përcaktuese nëse Kosova do të mbetet në Ligën C edhe për një edicion.

LEXO EDHE:

Back to top button