Kosova kundër Irlandës së Veriut pa Amir Rahmanin

Kombëtarja e Kosovës, sot në orën 18.00, në Belfast, do të përballet me Irlandën e Veriut.  Atmosfera dhe motivi për fitore tek “Dardanët” është në nivel të lartë, por brengosëse për përzgjedhësin Zhires është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani për këtë duel.

Në fakt, përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e sotme, u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin.

Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros. Rrahmani që nga dita e parë e grumbullimit me Kosovën ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, pasi në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Napoli e zhvilloi me Milanin pësoi lëndim.

LEXO EDHE:

Back to top button