" "
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku do të përballet me Suedinë në udhëtim. Pas barazimit me Slloveninë, “Dardanët” në stadiumin “Nya Ullevi” në Geteborg do të përballen me suedezët, në orën 20:45.
Suedia e ka nisur shumë keq kampanjën kualifikuese, pasi në tre ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë. Nga ana tjetër Kosova pas humbjes në ndeshjen e parë, ka një fitore e një barazim. Vendasit kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren e parë, derisa Kosova ka udhëtuar drejt vendit skandinav për mos tu mposhtur.
Pritet një atmosferë shumë e mirë në Geteborg ku pritet të kenë një numër të madh të tifozëve shqiptarë në përkrahje të Kosovës.








