Kosova me tre mungesa ndaj Greqisë në Athinë

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në ekspeditën e ‘Dardanëve’ nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Shalland do të ketë në dispozicion vetëm pesë zëvendësues, pa llogaritur portierin.

Kombëtarja e Kosovës, në orën 18:00 do të zhvillojë stërvitjen në Athinë, ndërsa të mërkurën në ora 20:45 pritet të zhvillohet ndeshja, ku Kosova synon ta marrë fitoren e parë pas tre ndeshjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button