Kosova mëson mungesat para sfidave të nëntorit

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar në hotel “Premium” në Durrës në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e këtij muaji kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor). Për këto ndeshje Milot Rashica e Leart Paqarada nuk janë lejuar nga klubet e tyre të udhëtojnë për shkak të vendimeve të regjioneve përkatëse, që pas kthimit ata duhet të qëndrojnë në mënyrë obligative në karantinë dhe klubet kanë ushtruar të drejtën e dhënë nga FIFA që të mos i lejojnë lojtarët që të bashkohen me ekipin kombëtar.

Në tri ndeshjet e këtij muaji do të mungojnë edhe Florent Muslija, i cili nuk është në gjendje t’ i bashkohet ekipit pas lëndimit në ndeshjen e fundit, si dhe Benjamin Kololli, i cili është i suspenduar për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë, për shkak të kartonit të kuq pas ndeshjes kundër Greqisë. Ndërkohë, në miqësoren kundër Shqipërisë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca. Duhet theksuar se “Dardanët” në orën 19:00, në kompleksin “Tropical” në Durrës do ta zhvillojnë stërvitjen e parë. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button