Pfizer jep një fije shprese, thotë se ka zbuluar vaksinën kundër Kovid-19

Kompania amerikane Pfizer thotë se ka zbuluar vaksinën kundër Kovid-19. Sipas kompanisë, tek qytetarët e testuar vaksina e krijuar nga kompanitë farmaceutike amerikane dhe gjermane ka pasur 90 për qind efikasitet. 10 për qind e të testuarve akoma nuk kanë treguar rezultat përmirësues. Efektet e para vaksina i shfaq në ditën e shtatë nga testimi i dozës së dytë, ndërsa efektin e plotë në ditën e 28.

“Me lajmin e sotëm jemi një hap pranë përfundimit të krizës botërore shëndetësore në të gjithë globin”, ka deklaruar Albert Bourla, menaxher i kompanisë farmaceutike Pfizer. Ai ka shtuar se javët e ardhshme pritet testimi i më shumë njerëzve, ndërsa nga Administrata Ushqimore dhe Farmaceutike e SHBA-ve ka kërkuar autorizim urgjent për futjen e vaksinës në treg mbi bazën e rezultateve të arritura. Paraprakisht AUF kishte kërkuar efikasitet 50 për qind të konfirmuar në dy faza që të mund vaksina të merret në konsideratë mbi argumente shkencore.

Nga 43, 500 vullnetarë, afër 39 mijë prej tyre të dielën kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës. Nga kompania Pfizer& BioNTech thonë se studimi i tyre do t’i nënshtrohet edhe një rezultati përfundimtar për të vërtetuar efektet mbrojtëse të vaksinës edhe tek pacientët që paraprakisht ishin të infektuar.

Lajmi morri hov në të gjitha mediat ndërkombëtare. Paralelisht në analiza është edhe vaksina e Oksfordit. Në fillim të muajit nëntor, Maqedonia e Veriut aplikoi për sigurimin e vaksinës nga kompania “Astra Zenika”. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kishte deklaruar se pritjet e Qeverisë janë që procesi vaksinimit 400 mijë qytetarë të nisë në fillim të vitit 2021.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button