Alternativa: Të sigurohen ndihma financiare për mësimdhënësit, nxënësit të pajisjen me kompjuterë

“Alternativa” i bën thirrje Qeverisë ta shpëtojë vitin shkollor dhe të shpëtohen gjeneratat e reja nga arsimi jocilësor duke ftuar të bëhen investime serioze gjatë kësaj periudhe në këtë sektor. Mësimi “online” sipas tyre realizohet me vështirësi të shumta dhe kërkojnë të investohet në pajisje dhe kushte për realizimin e tij.

- Advertisment -

Meqë shumica e nxënësve mësojnë nga shtëpia, Alternativa I propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të ndajë nga 50 euro shtesë në secilën rrogë të çdo arsimtari për ngrohje dhe internet, sepse ata tani shpenzojnë më tepër për ta realizuar mësimin. Gjithashtu, për mbarëvajtjen e mësimit “online” Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve duhet t’u sigurojnë nxënësve kushte optimale për mësim, t’i pajisin me laptopë, kompjuterë ose tabletë si dhe të gjendet mënyra për t’u siguruar qasje në internet për ata që nuk kanë mundësi të tillë”-tha Lulzim Aliu, “Alternativa”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button