Angelovski: Na pret sfida plot emocione në Gjeorgji

Përfaqësuesja e Maqedonisë fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Gjeorgjisë, me të cilën përballet më 12 nëntor në Tbilisi, në sfidën historike për kualifikim në Kampionatin Europian. Përzgjdhësi i Maqedonisë, Igor Angellovski përballet me probleme me futbollistët, të cilët janë të përfshirë në listë (Bozhinovski, Ademi, Ristevski), por beson se me arritjen e të gjithë futbollistëve do të kalohet pasiguria për paraqitjen e lojtarëve dhe të përgatitur do të presim ndeshjen e madhe.

- Advertisment -

Nga futbollistët të cilët arritën, për fat të keq, Daniel Bozhinovski është pozitiv në Covid-19 dhe nuk do të jetë në kombinim për këto ndeshje. Sot e presim ardhjen e Kire Ristevskit, i cili gjithashtu duhet të jetë negativ në teste që të mund ta kemi në dispozicion. Arian Ademi do të bëjë disa ekzaminime më të hollësishme mjekësore, pasi njoftoi për një dëmtim të pësuar mbrëmë para ndeshjes me Dinamo Zagrebin. Unë besoj se nuk do të kemi probleme shtesë me ardhjen e futbollistëve tjerë dhe të përgatitur do ti fillojmë stërvitjet e planifikuara”, ka deklaruar seleksionuesi Angellovski.

Lidhur me kundërshtarin dhe pritshmëritë nga dueli në “Dinamo Arena” në Tbilisi, Angelovski ishte i qartë.

E dimë se kundër cilit luajmë dhe e dimë se për çka luajmë. Duhet të jemi maksimalisht të koncentruar, të motivuar për ta luajtur ndeshje dhe ta fitojmë që përfundimisht të kualifikohemi në Kampionatin Europian. Kjo është ndeshje që me të vërtet bartë emocione të veçanta për shkak se kemi rastin që futbollit të Maqedonisë ti sjellim kualifikim në Kampionat Europian. Me rezultatet pozitive që kemi arritur, e kemi sjell veten një situatë të tillë, jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj finale, por nuk kemi plan të ndalemi këtu. Kjo është një ndeshje krejtësisht tjetër për dallim nga dy ndeshjet tjera që kemi zhvilluar ndërmjet veti, kjo është finale, të dyja përfaqësueset do të kenë një qasje ndryshe në këtë takim në të cilin pres që d të vendosin detajet dhe ato të jenë në anën tonë”, ka deklaruar Angellovski

LEXO EDHE:

Back to top button