Kosova, në finale të Kampionatit Ballkanik

Ekipi Kombëtar i Kosovës, i përbërë nga dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili aktualisht po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Dyshja kosovare ishte në formë absolutisht brilante, derisa triumfoi me rezultat 2-0 (21-16, 21-15) në sete, kundër Turqisë 2. Në finalen e madhe, vashat kosovare do të ndeshen me dyshen tjetër turke Gokalp/Merve.

Përndryshe, Kosova tashmë ka regjistruar arritje historike pasi ka siguruar finalen e parë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për seniorë./GazetaMetro/

LEXO EDHE:

Back to top button