Kosova në OKB, Serbia kërkon veton ruse e kineze

Kosova në OKB, Serbia kërkon veton ruse e kineze

Pas debatit për dialogun me Kosovën, parlamenti i Serbisë e autorizoi presidentin Aleksandar Vuçiç që t’u shkruajë letër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin e kryetarit të Kinës, Xi Jinping.

Vuçiç, me anë të shkresës, duhet t’i kërkojë Moskës dhe Pekinit që të vendosin veto kurdo që në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) vjen në rend dite anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Rusia, Kina, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë pesë shtetet anëtare të përhershme të  Këshillit të Sigurimit me të drejtën e vetos.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se zhvillimet e fundit gje-politike në botë  i bëjnë shanset e Kosovës për hyrje në OKB edhe më të vështira jo vetëm tani, por edhe në vitet në vijim.

“Në fund të fundit ky është qëllimi kryesor i Serbisë dhe Vuçiqit që të mos ketë anëtarësim të plotë të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, pra në OKB, sepse atëherë pesha e njohjes së Serbisë nuk do të kishte vlerë”, thotë drejtori në BPRG.

LEXO EDHE:

Back to top button