Kosova nis sfidat e Ligës së Kombëve në Prishtinë, kundër Irlandës

UEFA ka publikuar orarin zyrtar të ndeshjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku Kosova tashmë ka mësuar kalendarin e plotë të përballjeve në grup.

“Dardanët” do ta nisin fushatën më 24 shtator me një ndeshje në shtëpi ndaj Republikës së Irlandës, në një përballje që pritet të jetë vendimtare për tonin e fillimit të garës.

Vetëm tri ditë më vonë, më 27 shtator, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Austrinë. Muaji tetor sjell dy sfida të tjera të rëndësishme.

Më 1 tetor zhvillohet takimi Izrael – Kosovë, ndërsa më 4 tetor, të besuarit e Franco Fodës rikthehen në shtëpi për përballjen Kosovë – Austri. Dy ndeshjet e fundit të fazës në grupe do të luhen në muajin nëntor. Më 14 nëntor, Kosova pret Izraelin, ndërsa më 17 nëntor e mbyll ciklin me transfertën ndaj Irlandës.

LEXO EDHE:

Back to top button