Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mësoi orarin e ndeshjeve për paraqitjen e tyre debutuese në divizionin B të Ligës së Kombeve. Janë planifikuar plot katër ndeshje në 13 ditë, me dy udhëtime jashtë fushe.
Trajneri i ri, Goce Sedloski, do t’i fillojë ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtëpi kundër Zvicrës (24.09), pastaj kundër Skocisë (3.10), por midis këtyre dy ndeshjeve, fillimisht do të vizitojë Slloveninë (29.09) për ta mbyllur rrethin me një tjetër ndeshje kundër zviceranëve, këtë herë si mysafirë.
Vetëm pak më shumë se një muaj më vonë, fitbollistët e Maqedonisë do të luajnë dy ndeshjet e mbetura, jashtë fushe kundër skocezëve, dhe më pas në Shkup kundër ekipit kombëtar të Sllovenisë.
ORARI I NDESHJEVE
JAVA e PARË: MAQEDONIA – Zvicër (24 shtator)
JAVA e DYTË: Sllovenia – MAQEDONIA (29 shtator)
JAVA E TRETË: MAQEDONIA – Skoci (3 tetor)
JAVA E KATËRT: Zvicër – MAQEDONIA (6 tetor)
JAVA E PESTË: Skoci – MAQEDONIA (13 nëntor)
JAVA E GJASHTË: MAQEDONIA – Sllovenia (16 nëntor)








