Kosova përjeton sërisht disfatë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2. Ishte Tornike Okrishvili ai që i dha epërsinë në min e 11. Okriashvili shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Aro Muric. Në vazhdim “Dardanët” morrën iniciativën dhe arritën të barazojnë në min e 45′ përmes Vedat Muriqit.

Muriqi shënoi në min e 45′ nga pika e penalltisë pasi paraprakisht një nga futbollistët e Gjeorgjisë preku topin me dorë brenda zonës. Në pjesën e dyta starti ishe i baraspeshuar me të dyja skuadrat që mundoheshin të sulmojnë përmes kundërsulmeve. Megjithatë, atëherë kur nuk pritet nga askush Zuriko Davitashvili i dha epërsië Gjeorgjisë për rezultatin përfundimtarë 1-2.

Me këtë humbje tani Kosova bie në pozitën e pestë në Grupin B të kualfiikimeve me katër pikë, kursë Gjeorgjia ngritet në të katërtën me katër pike, por me golaverazh më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button