Kosova raporton pesë viktima dhe 297 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të mërkurën 297 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,667 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar pesë viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 311 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,857.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,065 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 1,553 pacientë kanë vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button