Kosova shënon ditën e çlirimit

Kosova shënon ditën e çlirimit

Kosova shënon Ditën e Lirisë apo Çlirimit. 23 vjet më pare trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë. Bombardimet u ndërprenë pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtëse u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë. Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Kryeministri Kurti në shënimin e kësaj dite, tha se ndërhyrja e NATO-s ia ka vlejtur shumë.Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të pagjetur.  Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre thuhet se janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

“Kjo është një ditë kur gëzimi dhe krenaria e mund dhimbjen dhe pikëllimin tonë, kujtojmë të gjithë të rënët kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë nga radhët e NATO-s që ose ranë në shërbim ose vdiqën ndërkohë e kontribuuan shumë për çlirimin e vendit tonë e për lirinë e popullit tonë…Duke dëshmuar me punën tonë të përditshme se ndërhyrja e NATO-s për ta ndal gjenocidin serb e për ta shpëtuar popullin shqiptar ia ka vlejtur shumë“, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button