Kosova strehon edhe dy gazetarë të tjerë ukrainas

Mëngjesi i së dielës i ka sjell edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë, bënë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, janë dy gazetarët që kanë arritur në Kosovë sot në kuadër të projektit, “Journalists in Residence – Kosovo”, ku nga vendi jonë do ta vazhdojnë punën e tyre si gazetarë.

“Këtë të diel në mëngjes, kanë mbërritur në Kosovë, Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova. Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit “Iniciativa e Gazetarëve”, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev”, njofton AKG.

Arritja e Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ofron mjete të qerasë për banesë, pagesë mujore dhe sigurim shëndetësor për 20 gazetarët që pritet të mbërrijnë në Kosovë në javët në vazhdim.

Kurse Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë nga Ukraina që ka arritur në Kosovë, më 17 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button