Kosova themelon Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Komiteti ka në përbërje mbi 25 institucione të Kosovës, të cilat përfaqësohen me nga një anëtar.

Ky vendim i Qeverisë, i datës 30 gusht, vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi masat që duhet ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Kryesues i këtij Komiteti është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha njësitë tjera, sipas një komunikate të qeverisë, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19.

Kosova po përballet më një numër të lartë të vdekjeve më COVID-19 dhe rritje të rasteve të reja me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button