Kosovë, 1 mijë e 197 raste aktive me COVID-19
Numri i rasteve pozitive me virusin korona në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para ka shkuar në 16 e 179 nga 74 mijë e 586 persona të dyshimtë.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se deri më tani 14 mijë e 335 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.
Mirëpo, janë edhe 647 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Ndërsa janë 1 mijë e 197 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197”, thuhet në të dhënat 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Prishtina është komuna me numrin më të madh të rasteve pozitive.