Kosovë, 1 mijë e 377 të vdekur nga COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 53 mijë e 776. Ndërsa 1 mijë e 377 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2.
Sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 140 raste aktive me COVID-19.
Ndërkohë Prishtina vijon të jetë komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19.