Rishikimi i buxhetit, përplasje pushtet-opozitë

Borxhi publik dhe deficiti buxhetor janë tema kryesore midis deputetëve në ditën e dytë të debatit të komisionit për rishikimin e buxhetit. Për deputetët nga VMRO-DPMNE-së, rishikimi i buxhetit është tipar i punës joekonomike dhe masave populiste të qeverisë. Por, sipas deputetëve nga shumica, huamarrja është brenda kufijve normalë dhe rishikimi i buxhetit është i nevojshëm për financimin e masave të reja ekonomike.

Borxhi publik për kokë banori është 193 mijë denarë ose 3 mijë euro. Borxhi publik si përqindje e PBV-së të parashikuar për vitin 2020 përfshirë edhe ditën e djeshme është 60.3 përqind, me çka i kemi shkelur kriteret e Mastrihtit të vendit ose thënë ndryshme jemi një vend i falimentuar”-tha Rashella Mizrahi – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Borxhi shtetëror menaxhohet brenda kornizës së asaj që do nënkupton përcaktim i Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe në rrugën që po ndjekim. Sa i përket deficitit buxhetor, ne kemi një ulje të konsumit privat sepse qytetarët kishin ndalesë në lëvizje, distancim social, zinxhirët e furnizimit si dhe në anën e kërkesës janë prishur”-pohoi Dimitar Kovaçevski – Zëvendësministër i Financave.

LEXO EDHE:

Back to top button