Kosovë, 14 persona të arrestuar gjatë procesit zgjedhor

Gjatë procesit zgjedhor janë arrestuar 14 persona, 13 prej tyre janë ndaluar, të përfshirë në gjithsej gjashtë raste.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se në Komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale, “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ndërsa, në Malishevë janë ndaluar tre persona në dy raste të ndara, dy persona për “dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” dhe një për “pengim i procesit të votimit”.

“Në Skenderaj janë ndalur tre të dyshuar për veprën “cenim i fshehtësisë së votimit”, bën të ditur Prokuroria.

Edhe në Fushë-Kosovë janë ndaluar gjithashtu tre persona për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtarë të të gjitha votave.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kur kishin dalë 43.5 për qind e elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

LEXO EDHE:

Back to top button