Kosovë, 49 raste të reja me koronavirus

Autoritete shëndetësore në Kosovë njoftojnë se prej 509 testimeve të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 49 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Një rast nga Klinika Infektive – QKUK, një rast nga spitali rajonal Gjilan dhe një rast nga spitali rajonal Prizren.

Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.

LEXO EDHE:

Back to top button