Kosovë, arrihet marrëveshja për pagesat shtesë për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga Kryetari Dr. Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani, u pajtuan për pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid, kështu bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate nga zyra e kryeministrit.

“Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim: Mjekët – 250 euro në muaj, Infermierët – 150 euro në muaj, Stafi mbështetës – 100 euro në muaj”, thuhet ndër tjera në komunikat.

Kryeministri i Kosovës Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm, të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19, në territorin e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button