KOSOVË / Dështon sërish konstituimi i Kuvendit
KOSOVË / Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se qëllimi i partive që deri tani ishin në opozitë nuk është formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, mirëpo vazhdimi i bllokadës dhe krizës politike. Ajo tha se në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve ata nuk do të votojnë për asnjë deputetë të LDK-së, kurse për ata të PDK-së tha se votojnë vetëm Nait Hasanin dhe Sala Jasharin
“Është qëndrim i joni që nuk do të votojmë asnjë emër tjetër nga radhët e PDK-së përveç Nait Hasanit dhe Sala Jasharit. Ndërkohë që edhe ne kemi vendosur reciprocitet ndaj LDK-së dhe nuk pranojmë asnjë propozim nga ana e tyre. Nëse duam që të hyjmë në ciklin e dëshirave dhe të shndërrojmë Kuvendin në vend të dëshirave, e jo në vend të numrave atëherë le të vendosim këso lloj kriteresh,” deklaroi Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Vetëvendosje. /alsat.mk