fbpx

Kosovë, gjashtë viktima dhe 141 raste të reja


Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 491 pacientë, prej tyre 385 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 14 pacientë janë në respiratorë, 25 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 324 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Të enjten në Kosovë u konfirmuan edhe 141 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima.

Në total, Kosova ka regjistruar 12.981 raste pozitive.

Prej tyre, 498 pacientë kanë humbur jetën dhe 9.085 janë shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button