Kosovë/ ​Komunat serbe vazhdojnë të mos raportojnë rastet me COVID-19

Kosovë/ ​Komunat serbe vazhdojnë të mos raportojnë rastet me COVID-19

Komunat me shumicë serbe në Kosovë marrin vetëm mbështetjen buxhetore nga institucionet e Kosovë, por vazhdojnë të mos bashkëpunojnë dhe respektojnë ligjet dhe rregulloret e vendit tonë.

Këto komuna që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19, në vitin 2020, nuk kanë dërguar të dhëna në baza ditore për numrin e të infektuarve me COVID-19. Ndërsa, pranojnë mbështetje financiare, barna nga lista esenciale dhe gjëra tjera logjistike nga Ministria e Shëndetësisë.

E derisa në këto komuna nuk ka të dhëna për numrin aktiv me COVID-19, me më së shumti të infektuar aktiv është komuna e Prishtinës, me gjithsej 647 raste. Pastaj është Prizreni me 385 raste, Peja me 292 raste aktive.

Përndryshe, disa komuna serbe nuk iu kanë përgjigjur as auditorit të përgjithshëm. Kurse, në ato komuna që auditori ka kryer auditimin për vitin 2021, vërehet se nuk aplikohet tatimi mbi pronë, bizneset kanë zero tatime, por gjithashtu ka gjetur edhe shumë parregullsi në tenderim.

Këto komuna, nuk mbajnë simbolet e Kosovës, para kryesore në kundërshtim me Kushtetutën, kanë dinarin e Serbisë.

Po ashtu, mësimi në disa komuna vazhdon të mbahet me literaturë e plan-program të Serbisë. Kurse, nuk respektohen as rregulloret për mbledhjet e Kuvendeve Komunale. /kp/

LEXO EDHE:

Back to top button