Kosovë / LVV: Tërheqja e Sejdiut, për keqardhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur për tërheqjen e kandidaturës së profesor Bekim Sejdiut nga propozimi për postin e presidentit. Nagavci tha se është për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat mund të japin kontribut për vendin, u pamundësohet një gjë e tillë për shkak të inateve partiake apo të grupeve të ngushta. Sejdiu tha se tërhiqet nga gara për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare. Tani LDK-ja dhe LVV-ja duhet të vijojnë negociatat për një emër tjetër për president. Njëkohësisht opozita pret prej Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë dy nismat e saja për kushtetutshmërinë e konsitituimit të Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë Kurti 4.

“Është vërtetë për të ardhur keq që personalitete të shquara të cilët janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’u pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ngushta të individëve. Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president / presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi Arbërie Nagavci, Deputete e LVV-së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button