Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ky është vendimi i sotëm i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Veliaj kishte kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg” duke kërkuar shfuqizimin e një sërë vendimesh të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe më herët të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Ndërkohë mbrojtja e Veliajt ka argumentuar se vazhdimi i masës së arrestit cenon edhe ushtrimin e mandatit të tij si kryetar bashkie. Avokatët e tij kanë paralajmëruar gjithashtu një ankimim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, lidhur me masën e sigurisë dhe aspekte të tjera të procesit. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur një sërë akuzash për korrupsion dhe pastrim parash. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button