Kosovë, mbi 700 të vaksinuar nga stafi i institucioneve shëndetësore

Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim.

“Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, njofton kjo ministri, transmeton Klan Kosova.

LEXO EDHE:

Back to top button