Kosovë, shqiptohen mbi 2 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Policia kosovare po vazhdon që të shqiptoj gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore. Vetëm në 24 orëshin e fundit, 2 mijë e 91 qytetarë u gjobitën për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19.

Që nga 30 gushti kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, policia ka shqiptuar mijëra gjoba për qytetarët. Gjoba këto që ngritën edhe reagime.

Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button