Kostadinov: Brenga e vetme e VMRO-DPMNE-së janë zgjedhjet e parakohshme

Kostadinov: Brenga e vetme e VMRO-DPMNE-së janë zgjedhjet e parakohshme

LSDM-ja e vlerëson si jo serioze kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas nënkryetarit të kësaj partie Pero Kostadinov në momentin kur shteti po përballet me zgjidhjen e çështjeve thelbësore shtetërore si dhe në kohën e krizave botërore, zgjedhjet e parakohshme nuk paraqesin zgjidhje, përkundrazi zvarritje të proceseve, shkruan Alsat.

“Në momentin e zgjidhjes së çështjeve të rëndësishme dhe thelbësore shtetërore, sepse në mandatin që ne e kemi për momentin e dimë se shumica e krizave janë botërore, nuk janë të shkaktuara nga Qeveria, përkundrazi qeveria ka treguar aktivitet dhe masa serioze të cilat sjellin rezultate plotësuese në ballafaqimin me ato kriza. Sipas meje momenti dhe qëllimin që ka vendosur VMRO-DPMNE-ja, për zgjedhje të parakohshme mendoj se shumë shpejtë do ta kuptojnë se është i gabueshëm…Kërkesa për zgjedhje është kushtëzuese, atë e dimë të gjithë, ndërsa ata me veprat dhe veprimet e tyre në çdo moment të aktivitetit të tyre politik mund të tregojnë se çka ofrojnë në fushën e ballafaqimit të krizave, me të cilat për momentin po ballafaqohemi jo vetëm ne por edhe Evropa e bota ”, tha Perso Kostadinov, nënkryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button