Kostovski: Qeverisë së Zaevit i ka humbur kredibiliteti, kërkojmë qeveri kalimtare

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski sonte në “Programin 200” në Alsat tha se ngjarjet e fundit kanë kontribuar që Qeveria e ushëhequr nga LSDM0ja të humb kredibilitetin.

“Me këtë çfarë ndodhi sot dhe e gjithë ajo që ka ndodhur më herët, Qeveria e LSDM-së dhe e Zoran Zaevit për momentin nuk kanë asnjë kredibilitet. Kjo do të zgjidhet vetëm me qeveri kalimtare, ose organizim të zgjedhjeve të shpejta parlamentare bashkë me lokalet”, tha mes tjerash Kostovski.

Kostovski kërkoi nga deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi që të përkrahin idenë e VMRO-DPMNE-së për formimin e një qeverie kalimtare.

“Ju jeni pjesë e qeverisë, për të mos qenë pjesë e këtij cirkusi, që të mos humbni kredibilitetin politik, dilni nga kjo Qeveri, të bëjmë Qeveri kalimtare, nuk do të thotë që në krye të jetë VMRO-DPMNE-ja”, tha mes tjerash Kostovski.

LEXO EDHE:

Back to top button