Kounde: Kalimi te Barcelona, një hap para në karrierën time

Zhull Kounde është tanimë lojtari më i ri i skuadrës së Barcelonës, pasi ditën e djeshme klubi katalanas bëri zyrtare marrëveshjen.
Fillimisht ishte Çellsi si skuadra më e favorizuar për të nënshkruar me francezin edhe pse e kërkonte prej kohësh, por Barcelona ia doli ta mposht klubin londinez. Mbrojtësi ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar “blaugrana”:
“Sevilja është një ekip i madh, por transferimi te Barca do të thotë një hap përpara në karrirën time. Mezi pres të filloj të luaj jam shumë i emocionuar”, tha mes tjerash Kounde.
Kounde kaloi nga Sevilja te Barca për shumën e 60 milionë eurove në total./albeu.com